Anulohet miqësorja Angli-Holandë

Federata Angleze e Futbollit (FA) e ka anuluar miqësoren e Anglisë ndaj Holandës për shkak të protestave në Londër.

Ndeshja është dashur të zhvillohej të mërkurën, por pas protestave të cilat kanë hyrë në natën e tretë, ndeshja është anuluar.



Ky vendim vjen pas negociatave të zyrtarëve të FA me policinë e Anglisë, për shkak se do të ishte e vështirë për forcat e sigurisë përballimi i protestave dhe mbajtja e rendit dhe ligjit në stadiumin legjendar, Wembley.