Nga David Rothkopf (Foreign Policy)
A duhet marrë parasysh se mbikëqyrja e rregullave tё agjencive, rreth klasifikimit tё normave të kredisë, do të rritet në muajt nё vijim? A duhet marrë nё konsideratë se edhe Uashingtoni do të vendosë “Standarde specifike” dhe tё “shkretët ” ata nevojtarë qё do tё dalin me humbje, si pasojë e këtij vendimi të degraduar? Kjo masë është po aq e sigurt sa edhe vetё fakti që në vend të inkurajimit, vizionit dhe vendimmarrjes, “minjtë” e politikës se DC-sё do të luajnë lojën e fajtorit, duke u përpjekur dëshpërimisht për të ndryshuar temë nga kriza aktuale. A mendoni se vendimi i Sekretarit të Thesarit Geithner Timoteut, për të “qëndruar” akoma nё temë edhe pse nё periudhё zgjedhjesh, do të mbushë tregjet me besim? Geithner është një njeri serioz, tepër punëtor, dhe inteligjent, por ai ka qenë “pickuar nga gjarpërinjtë” qё nga fillimi. Atëherë Presidenti ka keqkuptuar disponimin e tregjeve dhe të votimit publik, nëse ai mendon se ajo që kjo situatë kërkon është një “pezullim”pёr pak kohё,pra një gjendjeje konstante. Kjo është një gabim që i është bërë edhe nё tё kaluarën dhe kjo do të ishte një ironi e fatit, në qoftë se përpjekjet e tij për të mos qenë një president me “afat” si Jimmy Carter, Presidenti Obama në vend të kësaj do tё bëhet si George H.W. Bush.
Mendoni sikur ndërhyrja e Bankës Qendrore Evropiane për të “paguar” borxhet e Italisë dhe Spanjës do të rivendosë besimin e investitorëve në eurozonë, apo është njё
veprim si ajo e një mjeku qё vjen për tё kuruar një pacient ne gjendje kritike, duke i vendosur disa fasha e duke u dhënë shpresë, kur e di mjaft mire qё çdo gjë ka mbaruar. Fakti që Kongresi i SHBA-ve është me “pushime”, në një kohë kur kombi po përballet me një rrezik tё madh financiar, a mendoni se është diçka me rendësi jetike sipas konceptimit tё shumicës se amerikanëve, tё cilët mendojnë se kjo situatë është mёse e qartё, duke patur parasysh që “fëmijët zemërakë” të Kongresi tё SHBA-ve nuk do tё arrijnë nё konkluzione pozitive, pёr mё shumë, tani qё s’janë nё zyrat e tyre. Mendoni se me “dobësimin” e ekonomive tё mëdha të botës, vjen edhe acarimi dhe përkeqësimi i sigurisë ndërkombëtare duke përfshirë këtu dhe shqetësimet humanitare nga: uria në Afrikën Lindore, nga programi bërthamor i Iranit dhe rrëmuja në Afganistan që mori një drejtim tragjik këtë fundjavë (padyshim në sajë të mbështetjes qё Talibanёt morën nga “elementë” të qeverisë se Pakistanit)?
Momente tё tilla do t’iu venё nё mendime tё thella. Për fat të keq, shumica e mendimeve që ka të ngjarë të kalojnë nё mendjen tuaj janë ato qё s’kanë zgjidhje. Në shumë mënyra ky “moment” është më kompleks dhe mё i frikshëm se kriza në vitin 2008 dhe 2009. Sepse atëherë ka ekzistuar një konceptim ndryshe, qё do tё thotë se ne duhet të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë për tё shmangur një situatë tё vështirë ekonomiko-globale. Kjo s’do tё thotë se ne ja arritëm qëllimit, Por të paktën na bёri tё ndiheshim sikur tё gjithë po përpiqeshim, pavarësisht rezultatit qё do tё vijonte. Tani, jo vetëm së Evropa është e përçarë nё bazё tё bindjeve politike ashtu siç janë edhe Shtetet Bashkuara tё Amerikës, por është krijuar një ide se; këto lloje veprimesh janë jashtë “loje” ose sepse e kemi provuar dhe s’ka funksionuar, ose sepse ato duken të jenë politikisht të paqëndrueshëm. Unë do të argumentoja se kjo përcaktohet si njё “zgjuarsi” konvencionale dhe të gjithë ne duhet të punojnë për ta bëre tё pamundshmen tё mundshme. Ndërsa disa mund të thonë, për shembull, se e kemi provuar një lloj stimuli dhe s’ka funksionuar prandaj është është mё mirё tё shmanget, nё kёtё rast ata do të ishin tё gabuar. Këtu, në Shtetet e Bashkuara, stimuli ka drejtuar nё mënyrë tё gabuar shumё prej projekteve dhe kjo nuk ka adresuar në mënyrë efektive çështjet kryesore të papunësisë. Por kjo nuk do të thotë se ishte stimuli i gabuar,i administruar në mënyrë të gabuar. Kjo nuk do tё thotё se ne duhet të përjashtojnë stimulues të qeverisë si një mjet, në qoftë se kushtet e kërkojnë. Të tjerë mund të argumentojnë se çështja e deficitit është kritike dhe për këtë arsye ne nuk duhet të ndërmarrim një stimul të ri, përndryshe do tё kemi si rezultat përkeqësimin e gjendjes. Por me ndёrmarrjen e masave stimuluese afatshkurtra, do tё mund tё marrim vendime konkrete nё tё ardhmen, pёr tё kompensuar borxhin nё term afatgjatë.
Ne duhet të adresojmë kёto problemet afatgjata tek defektet e programeve tona, buxhetit tonё tё fryrë të mbrojtjes, dhe reformave tё taksave sot. Ne mund ta arrijmë ketë qёllim duke duke filluar me “mbylljen” e mangësive tё vogla, të kërkojmë kontribute “tё drejta” nga anëtarët më të pasur të shoqërisë sonë dhe tё kërkojmë të ardhura të reja nga burimet themelore, si një vlerë e shtuar tatimore, në mënyrë që, të dërgojë një mesazh serioziteti në lidhje me çështjet strukturore. Ata që argumentojnë se ne nuk mund të ndёrmarrin këto hapa, për shkak të “humorit tё keq” politik, janë duke bërë një gabim fatal, duke u fokusuar në disponimin politik të kohëve tё fundit dhe jo mbi disponimin e vitit të ardhshëm dhe më gjerë. Politikanët të cilët mendojnë se pengesat, pakёnaqёsitё e momentit, mashtrimit, lojërat politike dhe dështimit të udhëheqjes tё muajve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, nuk mund tu lejohet për të vendosur e drejtuar këto çështje dhe sipas premisave, këto individë do tё ngelen pa punё. Në qoftë se deri nё zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, ky grup nuk ka prezantuar masa të reja për të rivendosur normalitetin dhe e rritjen ne besimin e ekonomisë amerikane, atёherё ata jo vetëm që do tё dalin “jashtë loje” por do tё mbeten tё përbuzur përgjithmonë. Po, kjo është e drejtë, rrethanat e tanishme kanë kryer një” martesë teke” midis vendimmarrësve tё takimeve partiake dhe qendrave radikale, por ata duhet tё sjellin rezultate, nëse duan qё ne tё besojmë akoma nё ta. Ata janë tё gjithё tё përfshirë nё vendimmarrjen e kësaj çështjeje. Ose ata do bëjnë korrigjime radikale nё lidhje me “humorin” dhe politikat etyre, ose tё gjithë sё bashku “do ti marrë lumi”. Ky fajësim i hedhur mbi njёri-tjetrin, siç ndodhi mes grupeve të “efektshme” të udhëheqësve të Uashingtonit, është parё që nga administrata Buchanan. Në qoftë se presidenti dhe John Boehner e kishin konceptuar mё mirё këtë çështje jetike, atëherë ata do tё bënin thirrje për mbledhje tё Kongresit, me një këndvështrim tё ri drejt njё pakete tё re ekonomike, tё bëjnë thirrje për shpenzimet e investimeve në infrastrukturë, stimuj për të tërhequr investime të reja, reformën e taksave dhe pёr lehtësimin e deficitit afatgjatë.
Zakonisht administrata e re merr detyrën dhe fillimisht bazohet tek vendimet qё do tё merren nё 100 ditёt e para. Presidenti Obama e bëri këtë, duke pasur parasysh edhe krizën qё në atë kohё ishte “shënuar” nga një ndjenjë e përbashkët urgjence, si në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë. Por, me një ekonomi botërore të dobësuar nga kriza e fundit dhe me kёtё drejtim politiko-social qё ka marrë bota sot, këto 100 ditёt a para, ka të ngjarë të jenë vendimtare. Në karrierën e udhëheqësve tanë si edhe në përcaktimin e “llojit” të botës në të cilën do tё përpiqemi tё jetojmë nё të ardhmen.





