Konfirmimi nga Mbretërit vjen menjëherë pasi Benfica njoftoi se është arritur marrëveshja për transferimin e lojtarit.
Bëhet e ditur se 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos, ndërsa blerja e tij ka kushtuar 30 milionë euro.
“Real Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit portugez, Fabio Coentrao, në klubin spanjoll për gjashtë sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Reali.