Kiliani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Biankonerët pasi ka kaluar testet mjekësore më herët gjatë ditës.
Shuma e transferimit do të paguhet në tre këste: pesë milionë do t’i jepen klubit gjerman menjëherë, derisa tre milionë do të paguhen më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Dy milionë e gjysmë euro të mbetura do të shkojnë në konton e Bayer Leverkusen më 31 dhjetor të vitit 2012.
Juventus po ashtu ka zbuluar se shuma e transferimit mund të rritet edhe për dy milionë euro, në varësi prej paraqitjeve të lojtarit në pesë vitet e ardhshme.
Vidal, 24-vjeçar, ka qenë shtyllë e Bayer Leverkusen që kur iu bashkua klubit në vitin 2007 nga Colo Colo, klub i cili po ashtu do të fitojë 30 për qind të shumës transferuese.