Xhenc Bezhi: Ne të tre



Xhenc Bezhi
Edhe pse kemi
një dhé,
     një gur,
          një flamur;
Një qiell kemi,
     një gjuhë
          e një Zot,
lutjet
na shkojnë kot.
Kur lutemi,
kurriz për kurriz,
në tjetër gjuhë,
lutje tjetër,
e në tjetër drejtim
shkojmë,
as Zoti
në fije s’na bie
e s’di si t’na ndihmojë.