Wenger: Nuk do ta raportojmë Barcën

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se ai nuk do ta raportojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, te FIFA për shkak të komenteve të bëra për Cesc Fabregasin.
“Nuk mendoj se është një deklaratë aq e madhe sa për t’u raportuar në UEFA. Përshtypja ime ishte se nuk ishte respektuese për klubin. Nuk dua të bëj gjë më të madhe”.

“Kjo duhet të marrë fund, natyrisht. Nëse ka negociata mes klubeve, nuk mendoj se është e shëndetshme nëse lojtarët vijnë dhe flasin, dhe nuk janë të brengosur për këtë”, ka thënë Wenger.