Villas Boas ka frikë nga Mourinho

Presidenti i Portos, Pinto Da Costa, mendon se Andres Villas Boas kaloi te Chelsea pasi i është frikësuar ‘hijes’ së Jose Mourinhos te Porto.
“Villas Boas ishte i frikësuar nga fantazma e Jose Mourinhos”.

“Ai e ka një kompleks dhe ai gjithmonë mendon për fantazmën e Mourinhos. Pasi Mourinho e fitoi UEFA Cup dhe Ligën e Kampionëve, Villas Boas kishte frikë se nuk do të mund ta arrinte të njëjtën gjë”.

“Kjo nuk është e tëra. Në një bisedë mes neve dyve, unë i thashë: ‘A je i frikësuar se mund të pranojmë katër gola ndaj Barcelonës në Superkupë?’ Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse pranojmë tri-katër gola ndaj Barcelonëd dhe nëse shkojmë keq në Ligën e Kampionëve, atëherë askush nuk do të më dëshirojë këtu’”.

“Villas Boas gaboi, pasi Mourinho pranoi pesë gola nga Barcelona dhe mbetet ende trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Pinto Da Costa.