Tevez lojtar i Interit?

Transferimi i Carlos Tevez te Interi për tifozët e Interit nuk është më një teori e pa mundur për t’u realizuar, pasi tashmë janë vënë kontaktet e para konkrete.
Carlos Tevez, i rikthyer nga forma e tij katastrofale në Copa America, momentalisht po qëndron në Sardenja ku po i kalon pushimet verore.

Dhe, mediat italiane besojnë se argjentinasi mund të konsiderohet tashmë lojtar Nerazzur, pas vizitës që i bëri drejtori i Interit, Marco Branca futbollistit të Manchester Cityt. Sigurisht, asnjë takim i këtij tipi nuk është i rastësishëm dhe temë e bisedimeve besohet të kenë qenë detajet kontraktuale të sulmuesit të ardhshëm Nerazzur.