Tacchinardi: Aguero jo aq i mirë

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessandro Tacchinardi ia ka tërhequr vërejtjen klubit të tij që të mos nxitojë në transferimin e Sergio Agueros.
“Klubi është duke synuar transferimin e një top lojtari këtë verë. Sidoqoftë, unë kam luajtur ndaj Agueros dhe për mendimin tim, ai nuk është një prej tyre. Ai është thjeshtë një golashënues i mirë”.

“Për mua, një top lojtar është dikush sikur Eto’o te Interi, i cili mund ta bëjë diferencën në fushë dhe në zhveshtore”, tha Tacchinardi për Radio Sportiva.