Juventusi dërgoi dokumentet zyrtare te FIGC në maj të vitit 2010 duke kërkuar rikthimin e titullit të vitit 2006, i cili iu mor Biankonerëve pas skandalit të montimit të ndeshjeve, Calcipoli.
Bazë e tyre ishin dëshmitë e hulumtimit që është duke vazhduar rreth Calcipoli 2 në Napoli, ku dyshohet se edhe disa ekipe të tjera, përfshirë Interin, kishin qenë të përfshira në skandalin e vitit 2006, edhe pse kjo nuk ishte dëshmuar në rastin e parë.
Juventusi besoi se dëshmitë ishin të mjaftueshme për të rikthyer në shqyrtim vendimin e pesë viteve më parë, duke shpresuar edhe se atyre do të mund t’u kthehet titulli.
Megjithatë pas 14 muajsh kërkime është bërë e ditur se ankesa e Juventusit është e pambështetur dhe kështu Skudeto e vitit 2006 do t’i mbetet Interit.





