Rooney: Liverpooli rival për titull

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka parashikuar që Liverpooli të jetë rivali kryesor në Ligën Premier këtë sezon.
Ish-lojtari i Evertonit ka qenë gjithmonë rival i Liverpoolit, por kësaj here pranon se te Redsat po zhvillohet një revolucion nën drejtimin e Kenny Dalglish.

Arritjet e Jordan Henderson dhe Charlie Adam, të cilët iu bashkuan dy përforcimeve të janarit, Andy Carroll dhe Luis Suarez, kanë çuar ekipin në një nivel tjetër, sipas sulmuesit anglez.

“Mendoj se Liverpooli do të sfidojë këtë herë. Ata kanë bërë disa nënshkrime vërtet të mira – lojtarë britanik – dhe nën urdhrat e Kenny Dalglish, jam i sigurt se ata do të luftojnë më fuqishëm se kurrë më parë për të qenë lart. Ata do të mendojmë se kanë shans për ta fituar titullin”, ka thënë Rooney.