Robben: Na duhet një ekuilibër më i mirë

Arjen Robben thotë se ai nuk është i shqetësuar për formën jo aq të mirë para-sezonale të Bayernit dhe shton se ata duhet të gjejnë ekuilibrin që nga fillimi i sezonit.
“Ekuilibri duhet të jetë më i mirë. Sigurisht ne kemi nevojë ta fillojmë sezonin më mirë se sa e bëmë vitin e kaluar. Sezonin e kaluar, ne kishim shtatë ose tetë pikë pas shtatë ndeshjes, që sigurisht nuk ishte një fillim i mirë”.

“Ne duhet ta gjejmë ekuilibrin, siç bëmë në pesë ndeshjet e fundit të sezonit. Duhet të përmirësohemi edhe në mbrojtje edhe në sulm dhe të shmangim pranimin e golave me lehtësi”, ka thënë Robben.

Bayerni ka përforcuar repartin mbrojtës duke transferuar portierin Manuel Neuer dhe mbrojtësit Rafinha dhe Jerome Boateng, por siç tregoi edhe gara e fundit, LIGA Total! Cup, përforcimet e reja kanë nevojë për kohë të adaptohen, pasi bavarezët u mposhtën dy herë, kundër Hamburg dhe Mainz.

“Rezultatet? Ata nuk janë kambana alarmi. Ne ende jemi në para-sezon dhe duhet ende të përmirësohemi – për këtë arsye ekziston para-sezoni dhe përgatitjet. Nuk ka aspak panik pas katër golave që pranuam në LIGA Total! Cup”, ka shtuar holandezi gjatë një interviste për Goal.