Di Maria ka hidhëruar drejtuesit e Real Madridit duke kërkuar një kontratë të re, përderisa ai është i angazhuar me Argjentinën në Copa America. Ramos më herët kishte rinovuar dhe ishte pyetur për kërkesat e Di Marias.
“Lojtarët duhet t’i lënë fjalët në fushë. Çfarë do të bëni në fushë do të vendosë nëse do të nënshkruani kontratë të re”, theksoi Ramos.





