“Sergio Ramos dhe Pepe i kanë zgjatur kontratat e tyre me Real Madridin deri në sezonet 2016/2017 dhe 2015/2016, respektivisht”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Reali.
Në këtë mënyrë marrin fund spekulimet se 25-vjeçari Ramos mund të largohet nga Bernabeu, ndërsa 28-vjeçari Pepe do të përfitojë nga katër milionë euro në sezon.





