| | |
Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron si të pavërtetë dhe dezinformues artikullin e botuar në gazetën “Shqip”, të datës 12 korrik 2011, me titull “Ambasadori Kola” Pushtimi italian më i mirë se regjimi komunist”, i autorit Bledar Hoti. Ministria e Punëve të Jashtme informon se Ambasadori Kola, në asnjë rast, nuk i është referuar dhe nuk ka bërë krahasime ndërmjet regjimeve që ka kaluar Shqipëria. MPJ vlerëson që shkrime të tilla cënojnë personalitetin dhe funksionin e përfaqësuesve të shtetit Shqiptar jashtë vendit. Ministria e Punëve të Jashtme, me besim të plotë në misionin dhe vlerat e medias, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të, në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. |





