Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, së fundi zbuloi se Real Madrid dhe Chelsea po udhëheqin garën për të marrë shërbimet e argjentinasit, derisa Roma dhe Napoli po ashtu janë lidhur me një transferim të tij.
“Kam luajtur në Itali për dy vite dhe ndjehem shumë mirë këtu. Nëse largohem nga Palermo, do të doja vërtet të qëndroj në Itali”, ka thënë Pastore për Sky Sport Italia.





