Këto komente vijnë vetëm 24 orë pasi presidenti i Santosit u zotua se nuk do ta shesë Neymar, përkundër faktit se pas tij janë vënë pesë skuadra të njohura evropiane.
“Neymar dëshiron të luajë në Botërorin e Klubeve me Santosin. Por, është në dorën e tij. Ka klube që duan ta paguajnë klauzolën e tij prej 45 milionë eurosh”, theksoi agjenti Ribeiro për Globoesporte.





