Mos e krahasoni Argjentinën me Barcelonën

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka bërë thirrje që të shmangen krahasimet mes Argjentinës dhe Barcelonës, përderisa ai synon suksesin në Copa America.
“Të krahasojmë Argjentinën dhe Barcelonën është gabim. Ne kemi punuar së bashku që një kohë të gjatë, ku me kombëtaren kemi tentuar të bëjmë diçka të ngjashme. Sidoqoftë, ju nuk mund të krahasoni këto dy ekipe”.

“Ne duam ta fitojomë Copa American pasi Argjentina ka nevojë për një trofe të tillë”, u shpreh Messi.