Milani filloi që herët goleadën, me Clarence Seedorf (3’) që hapi serinë. Viscomi (5’), Cassano (6’), Valoti (12’), Flamini (13’), Ibrahimovic (29’ dhe 40’) ishin shënuesit në pjesën e parë, ku vlen të përmendet angazhimi i Ibrës, i cili shfaqi formë prej një titani.
Paloschi (49’), Zambrotta (59’), Emmanuelson (69’), Inzaghi (77’) dhe Comi (84’) mbyllën takimin dymbëdhjetëgolësh në favor të Rossonerëve në formë fantastike.
Samuel Eto’o nuk shfaqi shenja dobësimi përderisa me dy golëshin e tij ia siguroi Interit fitoren prej 4-1 ndaj skuadrës nga Serie B, Cremonese.
Në pjesën e dytë Nerazzurët treguan fytyrën e vërtetë duke shënuar edhe tri herë tjera me anë të Pazzinit (57’), Eto’o (69’) dhe Faraonit (88’).
Kështu gjigantët nga qyteti i modës janë duke vazhduar me sukses përgatitjet parasezonale para superkupës që do t’i vë përballë më 6 gusht.