Il Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e Interit kanë drekuar me agjentin e Alvarez, ku besohet se tani është arritur marrëveshja edhe për detajet e kontratës, pasi zikaltrit arritën akordin me Velezin.
Besohet se Alvarez është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin me përfitime prej 1.2 milionë euro në sezon, mirëpo kjo mund të bie në ujë, nëse Arsenali i ofron kontratë më të mirë 23 vjeçarit.





