Kjo është një goditje në fytyrë për Milanin, që ka tentuar ta transferojë mesfushorin sllovak, ndërsa çmimi prej 100 milionë eurosh sigurisht se është i pakapshëm për Rossonerët.
“Derisa nuk vjen ndonjë ofertë prej 100 milionë eurosh, Hamsik do të qëqndrojë këtu. Nëse Hamsik largohet atëherë ai do ta lëndojë veten, dhe tifozët nuk do t’ia falin kurrë”, theksoi De Laurentiis për Il Corriere dello Sport.





