
Presidenti rus Dmitry Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin
Është konsideruar si një garë në distancë mes Presidentit të Rusisë Dmitry Medvedev dhe kryeministrit të fuqishëm Vladimir Putin vendosja e femrave të bukura si fotografe personale të ekipit respektiv. Surpriza më e madhe për median ruse është preferenca e Putin për Yana Lapikova, ish-pjesëmarrëse në garën e Miss Moska, fotot e të cilët nuk janë të njohura por ajo është një brune mjaft tërheqëse. Shija e Medvedev është për Katya Shtukina, ish-fotografe e Kremlinit për gazetën Izvestia. Personazhi më i njohur në blogje në Rusi, Rustem Adagamov tha se “kam parë me kënaqësi të madhe çdo foto të bërë nga Katya. Ajo është një person shumë i mirë, një femër e bukur dhe vërtet profesioniste”. Sa i takon zgjedhjes së Putin, ai tha “u kam kërkuar kolegëve të mi fotografë të më flasin për të. Askush nuk mund të thotë asgjë. Askush nuk e ka njohur”.

Yana Lapikova, fotografja e re prane kryeministrit Putin

Katya Shtukina, fotografja personale e Presidentit rus Medvedev