Ganezi dëmtoi ligamentet gjatë një seance stërvitore javën e kaluar, që është goditja e tretë serioze në karrierën e tij dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.
“Pas një lëndimi në gjurin e djathtë, në stërvitje javën e kaluar, Michael Essien ka bërë jë operacion sot për të rikuperuar një ligament të dëmtuar. Operacioni ishte i suksesshëm dhe rikuperimi i plotë i Michael pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj”, thuhet në deklaratën e Chelseat.





