Dua të luaj në Spanjë ose Angli

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka ripësëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi, por kësaj radhe i dha ‘goditje’ drejt e në fytyrë Juventusit, duke deklaruar se dëshiron të luajë në Angli ose Spanjë.
“Real Madridi ose ndonjë klub tjetër? Nuk ka lidhje cili. Unë kam thënë se dua të largohem”.

“Unë nuk e shoh veten me Atleticon dhe unë do të kërkoj më të mirën për mua, unë e di se agjentët e mi po punojnë në këtë dhe tani unë nuk dua të mendoj për këtë. Do të doja të kaloja në ndonjë klub në Spanjë ose Angli pasi aty janë klubet më të mira në botë”, ka thënë Aguero.