Mesfushori italian është lidhur me një transferim te Chelsea dhe Manchester United gjatë verës, por këto spekulime i ka mohuar Sabatini, i cili ka thënë se De Rossi është një lojtar i rëndësishëm i ekipit.
“Shitja e De Rossit nuk është në agjendë, siç nuk janë në agjentë sot as negociatat për rinovimin e kontratës së tij. Nuk mund ta dobësoj ekipin. Duke shitur De Rossin dhe pastaj duke sjellë Javier Pastore ose dikë tjetër, unë sërish do ta dobësoja Romën”, ka thënë Sabatini.





