Dalglish: Do ta fitojmë titullin

Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish, beson se një sezon pa luajtur në Ligën e Kampionëve do ta ndihmojë Liverpoolin të jetë në formë të mirë për Ligën Premier.
“Ne më shumë do të kishim dëshirë të jemi në Ligën e Kampionëve, se sa të mos jemi, por ka disa vite që nuk jemi dhe edhe një vit nuk është asgjë”.

“Por, ndoshta do të përfitojmë nga kjo, pasi kemi gjasa më të mëdha për ta fituar titullin. Gjithë ajo që mund të them është se do të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm. Sa më shumë ndeshje që fitojmë, aq më pranë titullit jemi”, tha Dalglish.