Coentrao: Dua ta justifikoj çmimin

Fabio Coentrao nuk është i shqetësuar nga çmimi i tij i lartë të cilin e pagoi Real Madridi për transferimin e tij nga Benfica dhe është i bindur se do ta shpaguajë atë.
“Koha do të tregojë nëse çmimi i transferimit tim është një nder ose ai vetëm shton presionin në mua. Unë mund të përgjigjem në këtë vetëm në fushë”.

“Dua ta dëshmoj veten se kam kualitete të mjaftueshme për cilëndo shumë. Do të jem më me vetëbesim me këtë ekip”, ka thënë Coentrao për webfaqen zyrtare të klubit.

Për të marrë shërbimet e portugezit Real Madridi pagoi plot 30 milionë euro.