Barca heq dorë nga Rossi

Barcelona përfundimisht ka hequr dorë nga mesfushori i Villarrealit, Giuseppe Rossi, gjithnjë sipas agjentit të italianit, Federico Pastorello.
”Është një marrëveshje që kurrë nuk do të arrihet. Ne jemi duke shqyrtuar disa opsione për të ardhmen e Rossit, por nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e qëndrimit të tij te Villarreali”.

“Sa do të kushtojë? Vlera e tij është e një top lojtari...”, theksoi Pastorello për Sky Italia.