Topçinjtë janë afër ta shesin mbrojtësin e majtë francez Gael Clichy te Manchester City për një shumë prej afro 7 milionë funte.
Largimi i Clichy do të ishte një goditje e madhe për Arsenalin që është duke kërkuar t’u kthehet trofeve pas gjashtë sezoneve pa to.
Megjithatë për të mbuluar pozitën e tij Arsene Wenger do të mundohet të transferojë mbrojtësin e kombëtares angleze Baines. Një ofertë zyrtare pritet të përgatitet në javët në vazhdim.





