Aquilani mbetet te Liverpooli

Alberto Aquilani sipas gjasave do të mbetet te Liverpooli, ka thënë agjenti i tij Franco Zavaglia, pavarësisht se lidhet me një transferim te Fiorentina.
“Aquilani sipas gjasave do të qëndrojë te Liverpooli. Alberto është rikuperuar nga problemet e gjurit, ai është rikthyer në ekipin kombëtar dhe ka karakteristika të cilat nevojiten për t’ia dalë mirë në Ligën Premier”.

“Ai është në para-sezon me Liverpoolin dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet e turneut veror deri tash”, ka thënë Zavaglia.

Aquilani ishte i huazuar te Juventusi sezonin e kaluar, por klubi italian nuk e shfrytëzoi opsionin për të nënshkruar kontratë të përhershme me të.