Aguero ka deklaruar më herët se dëshiron ta vazhdojë karrierën në një klub më të madh, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi kërkojnë shërbimet e tij.
Mirëpo, çmimi prej 45 milionë eurosh i vënë nga Atletico është shumë i lartë. Por, sidoqoftë, lojtari ka deklaruar se ka marrë fund qëndrimi i tij në Vicente Calderon.
“Nuk do të kthehem te Atletico, kjo është e qartë. Kam nevojë të frymoj ajër të freskët”, ka thënë Aguero për ESPN.





