Agnelli kërcënon Interin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka ashpërsuar armiqësinë mes Bianconerëve dhe Nerazzurëve, duke thënë se ai do të shfrytëzojë çdo mjet ligjor për t’ia marrë titullin e vitit 2006 Interit, nëse kjo nuk do të ndodhë në fund të korrikut.
“Unë dua të them se do të shfrytëzohet çdo mjet ligjor për t’ia marrë titullin Interit. Nuk është koha e burokracisë, por e esencës”.

“Dialogu do të rifillojë kur të garantohen kushtet. Respekti njerëzor nuk është në pyetje, sidomos i atyre që nuk mund të argumentojnë dhe prandaj për këtë janë institucionet, me të cilat do ta fundosim Interin”, deklaroi Agnelli.