Perandori iu bashkua Corinthians në mars të këtij viti pasi Roma vendosi ta shkëpusë kontratën e tij, në vazhdën e problemeve në jetën e tij.
“Unë e di se kur të kthehem, do të jenë shumë njerëz të cilëve do t’ua mbylli gojën. Unë jam i fortë dhe do ta bëj kthesën. Ky është një test tjetër në jetën time, sikurse miliona të tjerë që i kam pasur më parë. Unë kurrë nuk e kam ulur kokën dhe as që do ta bëj këtë tani. Unë nuk dua të jem për nënën, një djalosh që dorëzohet. Unë kurrë nuk kam qenë i tillë dhe kurrë nuk do të jem”, ka thënë Adriano.





