Emiratet e Bashkuara Arabe mposhtën Libanin 6-2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar ditën e diel. Ndoshta shtyrë nga dëshira për të bërë diçka ndryshe ose ndoshta nuk është mësuar të pranojë rregullat strikte siç zakonisht goditet një 11-metërsh. Auana Diab, lojtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka goditur 11-metërshin e tij në një mënyrë qesharake. Ai e goditi topin me thembër dhe çuditërisht arriti dhe të shënojë gol. Pavarësisht kësaj Srecko Katanec nuk e ka pranuar fantazinë e lojtarit të tij. Ai menjëherë e ka zëvendësuar lojtarin dhe në fund të ndeshjes është shprehur se Diabi duhet disiplinuar.