Spanjolli është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe bëhet kështu nënshkrimi i tretë i këtij afati kalimtar për Djajtë e Kuq. Ata tashmë kanë transferuar Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa arritja e De Gea çon në 50 milionë harxhimet e tyre.
“Jam shumë krenar dhe mezi pres të filloj të luaj këtu. Kur një klub i madhësisë së Manchester United vjen pas jush është e padiskutueshme se kjo ju bën shumë, shumë të lumtur”.
“E kam parë interesimin e tyre si një motivim shtesë për të punuar edhe më fuqishëm, për të treguar aftësitë e mia. Është një privilegj i madh të jesh pjesë e një klubi si United dhe do të jap më të mirën për të treguar gjithë çfarë mundem”, ka thënë De Gea.
Njëzetvjeçari spanjoll, i cili tejkaloi testet mjekësore më herët gjatë javës, arrin në Old Trafford si zëvendësim i drejtpërdrejtë për holandezin e porsa-pensionuar Edwin van der Sar.





