Zyrtare: Bayerni transferon Neuer dhe Rafihna

Bayern Munich e ka nisur me këmbë të djathtë afatin kalimtar veror, pasi ka zyrtarizuar transferimet e portierit të Schalkes, Manuel Neuer dhe mbrojtësit të Genoas, Rafihna.
Lajmin e konfirmon vet gjiganti gjerman në faqen zyrtare të klubit, por detajet financiare nuk janë publikuar. Besohet se Neuer u transferua për 18 milionë euro plus bonuset, ndërsa Rafihna për një shumë prej rreth 5.5 milionë euro.
“FC Bayern Munich dhe Schalke kanë arritur marrëveshje për transferimin e Manuel Neuer. Kështu, Neuer do të bashkohet me klubin më të madh gjerman nga 1 qershori”, shkruan në komunikatën e klubit nga Allianz Arena.