“Ka pasur disa skuadra të shkëlqyera në histori, si Brazili i Peles, Ajaxi i Cruyffit, Milani i Sacchit, por në njëzet vitet e fundit, kjo skuadër e Barcelonës është më e mira”, ka deklaruar Xavi.
Nga spanjolli është kërkuar që të japë opinionin rreth bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, për të cilin ka thënë: “Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave- më i mirë se Pele, Maradona ose Cruyff. Ne duhet ta mbrojmë atë sepse ai është vendimtar. Pa të ne nuk do të ishim kush jemi”.





