27-vjeçari dëshiron ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, ndërsa së fundmi lidhet me një kalim te Bianconerët.
Drejtori i përgjithshëm i Juves, Giuseppe Marotta, ka thënë se malazezi mund të jetë transferim i qëlluar në Torino, ndërsa këtë kalim duket se e kërkon edhe vet lojtari.
Megjithatë kërkesa e Romës prej 20 milionë eurosh duket të jetë shumë e lartë, ndërsa kryeqytetasit kanë thënë po ashtu se nuk janë të interesuar për ndonjë shkëmbim me Vincenzo Iaquintan ose Amaurin.





