Janë mediumet portugeze ato që flasin për një refuzim të Interit nga ana e Villas Boas, ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet Massimo Moratti që tha se klauzola e portugezit është pengesa drejt transferit.
Sportmediaset nga ana tjetër raporton se Carlos Dunga, Mihajlovic, Gasperini dhe Zico janë kandidatët potencialë për të nënshkruar me Interin. Më tej thuhet se trajneri i ri, i cili do të emërohet të hënën, do të nënshkruajë vetëm një kontratë njëvjeçare, që na bën të besojmë se sezonin e ardhshëm te Interi mund të rikthehet legjendari Mourinho.





