Ish-mesfushori i Liveproolit është duke u menduar në Old Trafford si një zëvendësim për të pensionuarin Paul Scholes.
Radio Cadena Ser thotë se menaxheri i United, Sir Alex Ferguson është duke vepruar vetë për transferimin e Xabit dhe tashmë ka caktuar biseda me kampin e lojtarit.
United dëshiron të përmirësojë pagën aktuale të Xabi te Reali me qëllim që ta transferojë atë sërish në ishull.
Çdo lëvizje në Old Trafford do të dëshmohej e vështirë për mesfushorin, i cili së fundi shfaqi lojalitetin ndaj ish-klubit të tij Liverpool.





