Manchester United është tejet i motivuar edhe nga deklaratat e mesfushorit të Interit dhe me frustrimin gjithnjë e në rritje në shtabin Nerazzur pas deklaratave të Sneijder, Djajtë duan të shfrytëzojnë rastin dhe me një ofertë lukrative ta joshin holandezin.
Kampioni i Anglisë po ashtu është edhe në garë për Alexis Sanchez dhe mund të ndodhë që për një shumë prej 60 milionë funtesh t’i transferojë që të dy super lojtarët nga Serie A.





