Ujfalusi përforcimi i radhës te Galata

Galatasaray ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Tomas Ujfalusit nga Atletico Madridi.
33-vjeçari kaloi tri sezone në Spanjë, ndërsa klubi nga Stambolli ka njoftuar përmes një komunikate për media se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Galatasaray e ka transferuar Tomas Ujfalusin nga Atletico Madridi. Ujfalusi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe klubi i dëshiron sukses në ambientet e reja”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi turk.

Sipas Dogan News Agency, lojtari çek pritet të shoqërohet edhe nga Jose Antonio Reyes dhe ndoshta Diego Forlan, që po ashtu pritet të nënshkruajnë me Galatasarayn.