Terry: Edhe Hughes edhe Hiddink janë të shkëlqyeshëm

Kapiteni i Chelseat, John Terry, do të mirëpriste edhe caktimin e Mark Hughes si menaxher i ri.
Terry po ashtu do të ishte i kënaqur edhe nëse Guus Hiddink doi të rikthehej.
“Ka shumë spekulime për momentin. Unë isha shumë i dëshpëruar kur e pashë Carlon të largohet dhe si grupi i lojtarëve ne do të presim klubin të marrë vendimin. Ka shumë menaxherë që lidhen për momentin”, ka thënë Terry, i cili është pjesë e kombëtares angleze që do të përballen me Zvicrën.
“Hughes? Ai është dikush me të cilin shpresoj se klubi do të bisedojë. Nëse ai do të caktohet, ai do të mirëpritet nga lojtarët”.
“Hiddink? Ne kemi kaluar kohë të shkëlqyeshme me Guus, ai do të mirëpritet. Nëse do të caktohet dikush që e njeh klubin ose dikush tjetër, kjo është jashtë duarve të lojtarëve”, ka shtuar mbrojtësi anglez.