... fshatarët e rinj pa lavdi shkoj për në fatin tim të lindjes dhjetra vjet në çantën e shpinës me pluhur me re me mjegull shqisash veshur dikush ma fsheh parjen!... mbi supe s’kam lavdi thjesht kam pluhur zëra të ndotur shikime të pista për fat të keqë edhe vuajtjen pse miqtë i kam të zgjuar armiqtë budallenj! kur të arrij fshatin do ta shkund veshjen por po e gjeta gjallë të dashurën se kujt tjetër ti shfaqem pa këto re pa këtë pluhur pa këto mjegulla shqisash pastër?! oh nuk mund ta kapërcej poshtë pragut të fshatit kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar paskan vënë patjetër poshtë kështjellës varrin e dashurisë sime! një korb po më thotë se ka vdekur dhe varri mirë s’e kuptoj! kthehem... i kthyer mbrapsht si xhaketë e vjetër tek rrobaqepësi qorr... sheqmarinas, tetor 2003 ... ndoshta kam marrë formën e librit! e di nesër është edhe oronim i asaj që s’vjen e sot baladë me vargje Dhoqinë ose Shqipëri në gjëmë nëne që edua sa qaj... më rritën në formë pushke në duart e atdheut të vrisja armiq... kisha vrarë miq! armiqtë s’u dukën më këtej ata të largëtit ... mbiu fara e tyre ndër ne nëna ime i ngjante grasos më mbulonte të mos më ndryshkëte gjaku po kur vitet antigradë në rrugë me atdheun më lanë na pastroi me lotët e nderit e na futi në gjoksin – depo se nëna ime është edhe nëna e atdheut tim një mijë e nëndëqindë e nëntëdhjetë e shtata më shiti tani unë s’kam as nënë as atdhe as depo nëna vdiq atdheu u roit depua u shemb në liqenin mëngjes të syve të mi janë varri lëvizjet e Brovnit gërmadhat të uritur më përdor kushdo thonë se vras armiq... por po filloj të shoh me sytë e mi të fushës se pylli shqiptar qenka prerë nga sopatat e gjuhëve cirilike plumbat e mi internacionalë ndoshta kam marrë formën e librit!... se m’u kujtua gjaku i shtëpisë sime të mesjetës vjedhur s’e mora kurrë ndër vjedhësit turq s’kisha kohë vrisja miq ndaj sot kam raporte unë ku sipërfaqet e mia të egra ballkanike janë terminale të butësive të arta pa gropa pa qivure pa harta... Vlorë, verë 2008 | Miku im Petraq Kote u lind në Sheq Marinas, Fier më 27shkurt 1959. Ka shkruar letërsi qysh në rininë e herëshme. “ Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer “, - thotë dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar vëllimet poetike “ Këngë e Marrë “, “ Humbja ‘, “Ranë Këmbanat “, “ Muza “, “ Këngë e Parrëfyer “, “ Këngët e Motmotit “, “ Mirë se erdhe Lamtumirë!...”, “ Portretin kam varur në muret e kohës ”. Ka botuar dy vëllime me tregime “ Ngjarje ndër Muzakë “. Publicistika më e shquar e tij është “ Hija... e Kadaresë “, “ Lasgushi dhe Kosova “, “ Një çast me Migjenin “, “ Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli “, “ Dasma e Kreshbardhës “, “ Diktatura Letrare shqiptare “, “ Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë “, “ Gjuha shqipe dhe akademik Jani Thomai “ , “ Qiellëzanat Trillane “ shënime për romanin “ Darka e Gabuar “ të Kadaresë etj. “ Më kujton Kostandin Paustovskin në librin me tregime “ Ngjarje ndër Muzakë – 2 “. – Shkruan studiuesi dhe përkthyesi Perikli Jorgoni “ Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare “, ka thënë prof. Adriatik Kallulli. “ Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard “, ka shkruar prof. Agim Vinca. “ Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike “, ka shkruar poeti dhe publicisti Ylli Xhaferri. “... fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten “, shkruan prof. Valter Memisha “... klasi i lartë i leksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapsirë lexonjëse elitare “, ka shkruar prof. Bardhosh Gaçe. “... poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu “ Ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu. “... poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare. “ Ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë. zogjtë ia kushtoj nënë sime Kalije Kote ( Dumi ) ose judeshës Noemi në 70 vjetorin e lindjes ajo është arrë ka degë merakun të hapur si krahë pretë zogjtë e kohrave këngët e kënduara në zërat e rinj edhe mua kthehem nga fluturimet e shëmtuara të ekzistencës pa sqep... pastaj bëhet qiell mbushur me re malli dhe s’resht shiu vjeshtën që shkoi e rrëzoi stuhia e gjakut ne lindjet e saja konvertuar në pemë u turrëm duke u rikthyer përsëri në zogj me shpëtimin sqep pastaj qielli ynë u mbush me re trishtimi çurgoi kimera cicërimash dhe pse katër nuk ia mbuluam dot qiellin me drurë të vetëtimur të trazuar të nëpërkëngur i vumë një pemë të re mbështetëse si rruga Ypsilon e plazhit të Semanit Afërditën nusen e dashurisë dhe të vëllait tonë e ngritëm... pa një degë pa një ligjërimë të pyllit pa një hije ku prehen dashuritë e kujtimit “ Todi “ me diejtë e vdekur ishte dikur zogë edhe nëna jonë me pemë nënën e saj... dëgjon këngë oh këngët tremben nga fletët e librave të mi e shkojnë e ulen në buzët e vajzave ( zogëzave ) mësueseve të reja të këngëve të atdheut tim... kam një mall përgjysmë s’kam duar ma zbërtheni gojën ta them Sheqmarinas, pranverë 2008 ti erdhe përgjysmë ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës gjysma tjetër të patë mbetur diku... siç vjen gjysm’e gjelit nga rrëfenj’e vjetër siç del sirena nga deti blu ti erdhe tek unë me gjysmë mendje në gjysmë shtrati u shtrive ti gjysmën e trupit më fale mua gjysmën tjetër se kujt s’e di! ti erdhe tek unë me dëshirën e plotë në ardhjen përgjysmë s’ishe veç ti dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhja o vashë, gjel - sirenë, gjysmë dashuri!... Fier, gusht 1998 ... vdekje artistike i ulur në shkallën e parë të amfiteatrit “ Botë “ shoh tragjeditë e fundit të saj pa Shekspir pa Eskil... ulen lotët e parë gjaqet e parë shikimet e fundit... e në mua amfiteatri vdes. Tiranë, verë 2003 |
Home »
» Shqipëri në gjëmë nëne..që e dua sa qaj....