Interi dëshiron ta shesë mbrojtësin brazilian për të përfituar të holla për transferime tjera, përderisa edhe Maicon dëshiron të largohet nga Interi.
Problemi qëndron në atë se Kaka nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi ndjen se i ka borxh Mourinhos për ndihmën e dhënë, ndërsa është pikërisht portugezi ai që nuk di çfarë të bëjë me Kakan.
Nëse Mourinho nuk e sheh Kakan si pjesë të planeve të tij, atëherë Kaka mund të ndodhë që të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm.





