U zhvillua një ndeshje tejet interesante në Sao Paulo, e cila u përshkrua me tensione të mëdha.
Pjesa e parë përfundoi pa gol, ndërsa në pjesën e dytë fituan brazilianët. Ishte Arouca ai që me një pasim maestral e vuri në pozitë shënimi Neymar, i cili nuk gaboi për 1-0 (47’).
Tinejxheri tjetër, Danilo e dyfishoi rezultatin pas një goditjeje precize e cila përfundoi në portën kundërshtare (69’).
Gjithë ajo që ka mundur të bëjë Penarol, ishte të shënonte një gol në minutën e 80-të anë të një autogoli nga Durval. Rezultati përfundimtar ishte 2-1 dhe të zhgënjyer tej mase lojtarët e Penarol filluan të përleshen me ata të Santosit.





