Në sondazhin e hapur nga FIFA disa ditë më parë, rezultatet e të cilit u publikuan sot, ngadhënjeu Sanchez me 35 përqind të votave. Gareth Bale grumbulloi 18% të votave, i ndjekur nga Nuri Sahin, Pastore, Ganso dhe Eden Hazard.
Alexis Sanchez momentalisht gjendet në përgatitje për Copa Amerika, ndërsa aktualisht është futbollisti më i kërkuar në Evropë, me Interin, Juventusin, Barcelonën, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Chelsean që po zhvillojnë një luftë për të.





