El Mundo Deportivo shkruan se Sergio Ramos, me anë të vëllait dhe agjentit të tij Rene, i ka dhënë Real Madridit një ultimatum, në të cilin thuhet: “Ose ma dyfishoni pagën, ose largohem”.
Ramos po kërkon që paga e tij prej 3 milionë eurosh të ngritet, një kërkesë kjo që nuk ka hasur në mirëkuptim me politikat e Real Madridit. Kështu, Interi dhe Manchester United pritet që të hyjnë në garë për spanjollin, me Djajtë e Kuq të cilët kanë pasur kontaktet e para që në janar.





