Pas kalimit në pronë të arabëve PSG është lidhur me një numër të lojtarëve të profilit të lartë. Sipas L’Equipe, klubi tash raportohet se është i gatshëm të sjellë në kryeqytetin francez edhe sulmuesin e Manchester United.
30-vjeçari ka kontratë me kampionin e Ligës Premier deri në verën e ardhshme, por atij nuk i është ofruar marrëveshje e re, pavarësisht dëshirës së tij për të mbetur në Old Trafford.
Për të mos e lejuar lojtarin të largohet si i lirë në sezonin e ardhshëm United mund të vendosë ta shndërrojë atë në para që në këtë verë dhe Parisi mund të jetë destinacioni i ardhshëm për bullgarin.





