I riu i lindur në Argjentinë por me prejardhje nga Paraguai, i etiketuar si “Messi i ri” në vendlindjen e tij, së pari u lidh me një transferim te Porto në janar, por kampioni i Portugalisë në futboll ka bërë ofertë zyrtare vetëm muajin e kaluar.
Iturbe pritet të arrijë në Portugali këtë javë për të nënshkruar me fituesit e Europa League, pas të cilës ai do t’i bashkohet ekipit U20 të Argjentinës në Kupën e ardhshme Botërore në Kolumbi.





